Mexhlise meditimi mbi Kuranin (xhuzli i parë) – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Mexhlise meditimi mbi Kuranin (xhuzli i parë) – Hoxhë Bekir Halimi

Meditimi mbi disa ajete të Xhuzit të parë
(ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ ) [الفاتحة: ٢]
“Çdo lavd-falënderim i përket Allahut, Zotit të botëve”. (El-Fatiha: 2)
Këtë deklaratë në namazin e tij e thotë secili besimtarë:
Edhe i sprovuari edhe i privuari edhe i sëmuri edhe nevojtari.
Pse kjo?!
Sepse secili njeri duhet të mësohet në falënderimin e Allahut për të gjitha gjërat që i ndodhin në jetë, pasi që Allahu nuk cakton ti ndodh në jetë besimtarit asgjë tjetër veç asaj që është në dobi të njeriut. Dr. Akil sh-Shemeri
{إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ} [الفاتحة: ٥]
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. (El-Fatiha: 5).
Njeriu nuk do arrije gradat e suksesit edhe mirësive vetëm me dëshira, por duhet të kërkon ndihmë tek Ai, duhet të paraqes nevojën e tij para Tij, duhet të kërkon prej Tij hapje të zemrës dhe gjuhës për adhurime të llojllojshme të zemrës edhe trupit.
{فَإِنَّهُ نَزَّلَهُ عَلَىٰ قَلْبِكَ } [ البقرة: ٩٧ ]
“se ai e ka zbritur Kuranin në zemrën tënde me lejen e Allahut…”. (El-Bekare: 97).
Vendi më i mirë dhe më i madh në të cilin besimtari e ruan Kuranin është zemra e tij, andaj bëje zemrën tënde të lidhur me Librin e Zotit tënd! (Revaiul-Kuran).
{يَوَدُّ أَحَدُهُمْ لَوْ يُعَمَّرُ أَلْفَ سَنَةٍ وَمَا هُوَ بِمُزَحْزِحِهِ مِنْ الْعَذَابِ أَنْ يُعَمَّرَ} [ البقرة: ٩٦]
“Secili nga ata dëshiron të jetojë një mijë vjet; por edhe nëse jeton aq, nuk do të mund t’i ikë dënimit!…” (El-Bekare: 96).
Çdo herë që njeriu zhytet në epshet e dynjasë ai largohet nga feja, kapet fuqishëm për dynja duke tentuar që të ikë nga ballafaqimi me Ditën e Llogarisë! Dr. Suud Shurejmi.
{وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَاهِيمُ الْقَوَاعِدَ مِنَ الْبَيْتِ وَإِسْمَاعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا ۖ إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ}[البقرة : ١٢٧]
“Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!”. (El-Bekare: 127).
Besimtari i devotshëm nuk mashtrohet me veprat e tija të mira por vazhdimisht ka frikën se mos i refuzohen ato dhe nuk i pranohen, andaj vazhdimisht lutet që Allahu t’ia pranon ato.
(Aplikacioni Ajeh).
فَمَنْ تَبِعَ هُدَايَ فَلا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلا هُمْ يَحْزَنُونَ [ البقرة: ٣٨ ].
“Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen”. (El-Bekare: 38).
Takvallëku, devotshmëria janë siguria dhe garancia e zemrës nga mërzia dhe frika, pasi që nuk ka lumturi pa udhëzim.

Es-Selamu Alejkum Ju paraqesim videon e radhës nga AUDIONUR, e lusim Allahun (Subhanehu we te’ala) që të kemi dobi nga kjo që ndëgjojmë .

Shpërndajeni …

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit