MEKSIKË – TË PAKTËN 43 TË VDEKUR NGA PËRLESHJET E DHUNSHME

0
33

Një shkëmbim zjarri mes policisë dhe personave të armatosur shkaktoi të paktën 11 të vdekur në veriperëndim të Meksikës, shtatë agjentë të sigurisë dhe katër rebelë, në një ditë kur 32 persona të tjerë u vranë në pjesë të ndryshme të vendit.

“Të paktën shtatë nga policët tanë vdiqën gjatë një sulm, që u kthye në përleshje të armatosur, kur njerëzit tanë nxitën sulmuesit duke vrarë katër prej tyre”, deklaroi një zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit Sinaloa, në veriperëndim të vendit, ku u zhvillua shkëmbimi i zjarrit, në qytetin El Fuerte.

Ndërkohë, në qytetin Torreon, në Shtetin Coahuila, në veri të vendit, autoritetet njoftuan zbulimin e 19 kufomave në pjesë të ndryshme të vendit. /trt/kohaislame