20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

“Mburoja e Eufratit”, shkatërrohen 39 objektiva të DEASH-it

Më të lexuarat

Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë realizuar sulme ajrore, me ç’rast kanë shkatërruar 39 objektiva të organizatës terroriste

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë realizuar sulme ajrore, me ç’rast në rajonet El Bab dhe Zarur kanë shkatërruar 39 objektiva të organizatës terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga TSK vazhdon operacioni në pjesën veriore të Sirisë i cili nisi më 24 gusht me qëllim të eliminimit të rrezikut nga organizatat terroriste duke filluar nga DEASH-i, rritjen e sigurisë kufitare si dhe dhënien e mbështetjes së forcave të koalicionit.

Në ditën e 109-të të operacionit Ushtria e Lirë Siriane (ULS) ka arritur të vë në kontroll lagjet e banuara Dana dhe Baratah.

Në kuadër të operacionit të Komandës të Forcave Ajrore është realizuar operacion ajror kundër objektivave të DEASH-it në rajonet El Bab dhe Zarzur. Në operacionin ajror gjithsej janë shkatërruar 39 objektiva duke filluar 26 ndërtesa të cilat janë përdorur për strehim, 5 depo armësh dhe 3 mjete të armatosura.

Gjithashtu, në rajonin Zarzur si rezultat i identifikimit nga ana e fluturakeve pa pilot janë neutralizuar 4 terroristë të DEASH-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit