12.9 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Makina me shpejtësi të madhe godet besimtarin që po dilte nga xhamia i cili është në gjendje kritike për jetën

Më të lexuarat

Një besimtar i cili sapo kishte falur namazin e teravisë dhe po dilte nga xhamia është përplasur nga një makinë e cila po ecte shumë shpejtë, burri tani po lufton për jetën e tij, nga aksidenti ka mbetur edhe një djalë adoleshent i lënduar.

Xhamia Masjid At-Taqwa Leicester tha se një nga besimtarët e saj ishte plagosur rëndë nga një makinë që dyshohet se u përplas në të jashtë xhamisë.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje ku tregohet momenti kur një makinë përshpejton dhe për pak sa nuk përplas edhe dy kalimtarë të tjerë, pak para goditjes së pretenduar në orën 1 të mëngjesit.

Xhamia Masjid At-Taqwa Leicester, shkroi në faqen e saj në Facebook: “Mbrëmë natën pas namazit të Taravisë, një nga vëllezërit që lutej me ne ishte viktimë e një goditjeje jashtë xhamisë”.

“Ai po lufton për jetën e tij dhe ne kërkojmë nga kushdo që lexon këtë postim ti lutet Allahut, Zotit të Botëve, t’i japë atij një shërim të plotë e të shpejtë dhe t’i japë familjes së tij durim për të kaluar këtë kohë të vështirë”.

“Ne ju kujtojmë të jeni shumë vigjilentë dhe të kujdeseni kur të largoheni nga xhamia”.

Vajzat të cilat gati sa nuk u përfshinë në aksident thanë se po shkonin në makinë për të marrë dhurat e bajramit kur dëgjuan zhurmën e makinës e cila po vinte shumë shpejt drejt tyre. Motrat kanë shtyrë njera tjetren dhe makina ka perplasur vetëm çantën që kanë patur në dorë, duke shkuar dhe marrë përpara besimtarin tjetër i cili po kalonte rrugën në ato momente.

Lusim Allahun që ti japë shërim të plotë, dhe familjes ti shtojë sabrin!/KohaIslame.com

https://www.mirror.co.uk/news/uk-news/breaking-worshipper-deliberately-targeted-driver-16223293#ICID=OffSiteVideo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit