9 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kërkesat e diasporës, rrisin çmimet e banesave në Prishtinë

Më të lexuarat

Çmimet e banesave në Prishtinë janë në rritje e sipër, duke bërë kështu që çmimi më i lirë i një metri katror të jetë 600 euro për të arritur deri te më i shtrenjti që kap shifrën hiç më pak se 2 mijë e 500 euro për metër katror.

Këto çmime aktuale të banesave nuk po reflektojnë me çmimin real të tregut.

Sipas hulumtuesit të Institutit “RIINVEST”, Visar Vokrri çmimet aktuale të banesave janë të fryra.

“Mendoj që çmimi aktual nuk reflekton çmimin real të tregut. Pra, çmimet janë pak të fryra. Ndoshta kryesisht nga kërkesat e vazhdueshme të diasporës, sepse mendoj që një pjesë e madhe e ndërtimit ende nuk kanë siguruar blerësit e tyre”, shprehet Vokrri për “Ndërtimi.info”.

Megjithatë, derisa ndërtimi i objekteve të reja banesore rritet, paralel me to nuk po rritet edhe kërkesa për blerje.

Vokrri ka thënë se një pjesë e madhe e ndërtimit ende nuk kanë siguruar blerësit e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit