17.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kalın: Struktura e ekonomisë turke është e shëndoshë

Më të lexuarat

“Struktura e ekonomisë turke është e shëndoshë. Askush të mos u besojë lajmeve dhe lëvizjeve spekulative. Turqia do të dalë më e fortë nga ky proces”, tha Kalın

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, tha se struktura e ekonomisë turke është e fortë dhe se qeveria është duke i marrë masat e nevojshme për stabilitet, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Struktura e ekonomisë turke është e shëndoshë. Askush të mos u besojë lajmeve dhe lëvizjeve spekulative. Turqia do të dalë më e fortë nga ky proces”, tha Kalın në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Kalın theksoi se Ministria e Thesarit dhe Financave, Banka Qendrore, Agjencia Rregullatore dhe Mbikëqyrëse Bankare, Bordi i Tregjeve të Kapitalit dhe institucionet e tjera janë duke marrë hapa për stabilitetin financiar.

Komentet e Kalın erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump të premten e shtoi sulmin e tij ndaj Turqisë duke i dyfishuar tarifat doganore ndaj importit të aluminit dhe çelikut turk në 20 dhe 50 për qind respektivisht.

Turqia dhe SHBA janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Brendshëm turk Süleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül për moslirmin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit