12.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Kalın: Nuk do të lejojmë retorikë të urrejtjes kundër Turqisë dhe Erdoğanit

Më të lexuarat

Kalın tha se Turqia dëshiron marrëdhënie të mira me Evropën dhe BE-në, duke shtuar se marrëdhëniet që Turqia zhvillon me BE-në janë marrëdhënie partneriteti

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se Turqia nuk do të lejojë që deklaratat skandaloze të urrejtjes dhe thirrjet për vrasjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan të bëhen retorikë e rrënjosur në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një adresimi gjatë ditës së sotme, Kalın ka kritikuar ashpër deklaratën e analistit francez dhe politologut Philippe Moreau Defargas, i cili në një kanal televiziv, duke komentuar situatën aktuale në Turqi, deklaroi se në Turqi ka mbetur “të shpërthejë luftë e brendshme ose të ndodhë vrasja e Erdoğanit”.

Zëdhënësi i presidentit Erdoğan, Kalın, tha se këto kurrsesi nuk janë komente politike dhe analiza, por pjesë e një plani më të madh.

“Ne nuk do të lejojmë një retorikë të tillë fashiste dhe në emër të demokracisë, vullnetit të popullit, moralit dhe ndërgjegjes, do të përdorim të gjitha burimet e disponueshme në luftën kundër retorikës së tillë dhe nuk do të lejojmë që ajo të bëhet praktikë normale dhe e pranueshme”, potencoi Kalın.

Ai po ashtu u shpreh se Turqia dëshiron marrëdhënie të mira me Evropën dhe Bashkimin Evropian, duke shtuar se marrëdhëniet që Turqia zhvillon me BE-në janë marrëdhënie partneriteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit