11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Japoni, pesë persona vriten nga një sulmues me thikë

Më të lexuarat

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga gjatë një sulmi me thikë në perëndim të Japonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Kyodo, sulmet me thikë ndodhën në dy shtëpi në ishullin e Awaji, të prefekturës Hyogo, në orën 07:00 sipas kohës lokale. Policia arrestoi sulmuesin menjëherë pas ngjarjes.
 
I dyshuari Tatsuhiko Hirano 40 vjeç, u arrestua në afërsi të vendit të ngjarjes, ku u gjet nga policia me rroba të përgjakura.
 
Policia në Hyogou njoftoi se Hirano ka pranuar krimin, por nuk pranoi të flasë për detajet, pa praninë e avokatit.
 
Agjencia theksoi se vendasit tregojnë se vendin ku ndodhi sulmi është një qytet i vogël ku të gjithë njihen mes vete. Hirano gjithashtu ishte banor i Awaji./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit