14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ja cilat janë 10 kombet më të arsimuara në botë

Më të lexuarat

Mes viteve 2010 dhe 2013, përqindja e të rriturve me diplomë kolegji në Shtetet e Bashkuara mbeti i pandryshuar në 42%. Që nga viti 2000, në vendet e zhvilluara, përqindja e të diplomuarve është rritur ngadalë. Në të njëjtën kohë, vendi vazhdon të qëndrojë prapa vendeve të zhvilluara në aftësitë për të lexuar dhe në matematikën e avancuar. Sipas raportit të fundit të Organizatës së Zhvillimit Ekonomik, 53.3% e të rriturve në Rusi kishin një diplomë të shkollës së lartë, që ishte e barabartë me një diplomë kolegji në Shtetet e Bashkuara. Më poshtë ju njohim me 10 vendet me përqindjen më të lartë të atyre shteteve që kanë diplomë kolegji./ Përgatiti: Endri Farka

1. Federata Ruse

53.5% e popullsisë me arsimim universitar

Në 2013-n më shumë se gjysma e popullsisë së Rusisë nga mosha 25-64 vjeçare kishin një arsimim universitar. Afërsisht 95% e të rriturve kishin të paktën një kualifikim të shkollës së mesme të avancuar, të krahasuar me mesataren 75% të Organizatës së Zhvillimit Ekonomik. Rusia, sipas kësaj organizate, ka investuar historikisht në edukim. Megjithatë, lajmet e fundit mund ta dëmtojnë paksa imazhin e mirë arsimor të Rusisë. Vëzhgimet kanë raportuar për korrupsionin e përhapur në masë në sistemin arsimor, duke përfshirë dhe mashtrimet nëpër teste, shitjen e doktoraturave dhe tezave të rreme.

2

2. Kanadaja

51.3% e popullsisë me arsimim universitar

Një nga katër të rritur kanadezë kishin marrë një edukim profesional dhe një drejtim në karrierën e tyre. Kanadaja shpenzon rreth 16 mijë dollarë për një student në vit, për arsimin pas shkollës së mesme, e dyta pas SHBA-së që shpenzonte rreth 20 mijë dollarë për student. Për sa i përket përqindjes së GDP-së, Kanadaja shpenzon dyfishin e mesatares së Organizatës së Zhvillimit Ekonomik.

3

3. Japonia

46.4% e popullsisë me arsimim universitar

Japonia ka harxhuar një përqindje më të vogël të GDP-së në arsim sesa mesatarja e vendeve e matur nga Organizata e Zhvillimit Ekonomik. Megjithatë, vendi ka një ndër popullsitë më të arsimuara në botë. Afërsisht 23% e japonezëve të rritur zotëronin aftësi të larta në shkrim dhe lexim, pothuajse sa dyfishi i përqindjes në SHBA. Normat e diplomimit kanë qenë ndër më të mira në botë në vitin 2011. Shpenzimet mesatare vjetore për student, në arsimimin universitar ishin më të larta sesa mesatarja e vendeve të shqyrtuara nga Organizata e Zhvillimit Ekonomik, dhe pritej që këto shpenzime të rriteshin.

4

4. Izraeli

46.4% e popullsisë me arsimim universitar

Në Izrael, si meshkujt edhe femrat, që janë në moshën 18-21 vjeç duhet të futen në ushtri. Sipas Organizatë së Zhvillimit Ekonomik, nivelet e regjistrimit për këto grupe moshash kanë qenë shumë të ulëta. Shpenzimet vjetore për student, që nga arsimi fillestar e deri në atë universitar, janë më të ulëtat se në çdo vend tjetër. Me dy kimistët amerikanë që emigruan nga Izraeli dhe fituan çmimin ‘Nobel’, vendi mund të bëjë përpjekje për të rritur financimet në të ardhmen për universitete, sipas ‘Wall Street Journal’.

5

5. Shtetet e Bashkuara

42.5% e popullsisë me arsimim universitar

Shpenzimet publike për arsimin në vende të ndryshme u rritën me 5% sipas Organizatës së Zhvillimit Ekonomik. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky shpenzim u ul me 1% gjatë kësaj kohe. Prapëseprapë, SHBA shpenzoi më shumë se 23 mijë dollarë për student në 2010 në të gjitha nivelet arsimore. Kjo ishte shuma më e lartë e shpenzuar në vendet e shqyrtuara. Mësuesit amerikanë të shkollave të mesme fitojnë pagat më të larta për profesionin e tyre. Një grup i madh nxënësish nga mosha 16-24 vjeç në SHBA, shfaqin probleme në përvetësimin e lëndës së matematikës.

6

6. Koreja

40.4% e popullsisë me arsimim universitar

Koreanët kanë shanse relativisht të mira për të gjetur punë pas mbarimit të arsimimit. Vetëm 2.6% e të rriturve në vend që janë të pajisur me diplomën bachelor, ishin të papunë. Kjo përqindje ishte më e vogla se çdo vend tjetër të shqyrtuar nga Organizata e Zhvillimit Ekonomik, me përjashtim të Norvegjisë. Mësuesit koreanë kanë pagat më të larta se në çdo vend tjetër të marrë në studim. Shpenzimet në edukimin universitar dhe programet e avancuara hulumtuese në 2010, përbënin një përqindje të lartë të GDP-së. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve nuk vinte nga Qeveria koreane. Por ishin shpenzimet private ato që përbënin rreth 72.74% të fondeve për institucionet shkollore.

7

7. Britania e Madhe

39.4% e popullsisë me arsimim universitar

Rreth ¾ e arsimit universitar në Mbretërinë e Bashkuar ishte i financuar nga burime private, duke zënë vendin e dytë pas Kilit në vendet e shqyrtuara nga Organizata e Zhvillimit Ekonomik. Këto shpenzime private për edukimin universitar pothuajse janë dyfishuar që nga viti 2000. Shpenzimet e përgjithshme për arsimin janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në Angli. Që nga vitet 2000, Mbretëria e Bashkuar ka qenë një destinacion i preferuar për studentët ndërkombëtarë, në vend të dytë pas Shteteve të Bashkuara.

8

8. Zelanda e Re

39.3% e popullsisë me arsimim universitar

Pasi mbarojnë shkollën e mesme, shumë persona në Zelandën e Re ndjekin arsimin profesional dhe teknik. Më shumë sesa 15% e të rriturve ndjekin këtë lloj edukimi. Shpenzimet për arsimin në Zelandën e Re arrijnë deri në 7.28% të GDP-së kombëtare, pothuajse e njëjta përqindje me atë të Shteteve të Bashkuara. Gati 21.2% e shpenzimeve të qeverisë së Zelandës shkuan për arsimin, afro dyfishi i mesatares së Organizatës së Zhvillimit Ekonomik.

9

9. Finlanda

39.3% e popullsisë me arsimim universitar

Bazuar në rezultatet e studentëve të shkollës së mesme në Finlandë në provimet ndërkombëtare, vendi ka treguar që ka një sistem arsimor shumë efektiv. Investimi që ky shtet ka bërë në arsim, vazhdon edhe pas shkollës së mesme. Qeveria finlandeze ka harxhuar afro 2% të GDP-së së saj në programet ekuivalente me diplomën bachelor. Kjo është përqindja më e lartë se në çdo vend tjetër, me përjashtim të Koresë. Sistemi i lartë arsimor finlandez është pothuajse i gjithi i drejtuar nga qeveria. Financimi publik arrin deri në 96% për studimet universitare, kur mesatarja e Organizatës së Zhvillimit Ekonomik ishte vetëm 68%.

10

10. Australia

38.3% e popullsisë me arsimim universitar

Australia ka qenë një nga destinacionet kryesore për studentët në mbarë botën, për disa kohë. Në vitin 2009, më shumë se 25% e popullsisë në Australi ishte e huaj, përqindja më e lartë e parë ndonjëherë. Sipas ‘Wall Street Journal’, megjithatë, interesi i studentëve të huaj për arsimimin universitar në Australi është në rënie. Për këtë arsye universitetet australiane po ristrukturojnë programet e tyre për tërheqjen e studentëve ndërkombëtarë. Ata që pajisen me diploma në Australi kanë shanse shumë të larta për të gjetur punë. Gjatë kohës kur në Australi të rriturit kompletoheshin me diplomat e tyre, ky shtet kishte përqindjen e papunësisë më të vogël në vend.

/TO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit