10 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Inteligjenca Britanike thotë se Rusia po vepron ‘në mënyra agresive’

Më të lexuarat

Kreu i agjencisë britanike të intelegjencës, MI5, Andrew Parker, ka paralajmëruar se Rusia po vepron gjithnjë e më shumë “në mënyra agresive” për të pënguar kundërshtarët e saj në Perëndim.

“Ajo po përdorë gjithë organet e saj shtetërore dhe fuqinë për të shtyrë politikat e saj të jashtme në mënyra shumë agresive – përfshirë propagandën, spiunazhin, subverzionet dhe sulmet kibernetike. Rusa po punon gjithandej Evropës dhe edhe në Mbretërinë e Bashkuar, sot. Është detyrë e MI5 që ta parandalojë”, tha Parker në një intervistë me The Guardian.

Anijet britanike gjatë muajit të kaluar, e zbuluan një aeroplan mbajtës rus se po lëvizte përmes Detit Verior drejt Mesdheut, që zyrtarët britanikë të mbrojtjes e cilësuan si një “test të qartë” për forcat britanike dhe të NATO-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit