9.5 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Indi, gjashtë të dënuar për përdhunimin e vajzës së mitur muslimane

Më të lexuarat

Gjykata në Indi të hënën dënoi gjashtë nga shtatë të akuzuarit e përfshirë në përdhunimin dhe vrasjen e një vajze muslimane 8-vjeçare në Jammu dhe Kashmir në janar të vitit të kaluar.

“Gjashtë nga të akuzuarit janë dënuar dhe njëri nga të akuzuarit është liruar”, tha një nga avokatët para mediave në gjykatën Pathankot, në krahinën verilindore të Punjabit.

Në këtë rast ishin akuzuar tetë persona duke përfshirë një të mitur, për të cilin do të vendosë Gjykata për të mitur.

Detajet e frikshme të përdhunimit dhe rastit të vrasjes tronditën rajonin vitin e kaluar. Vajza viktimë nga një familje muslimane nomade në Jammu dhe Kashmir në rajonin Kathua u rrëmbye janarin e kaluar dhe një javë më vonë trupi i saj u gjet i gjymtuar.

Policia tha se një grup njerëzish nën ndikimin e qetësueseve e ka mbajtur të uritur vajzën dhe pastaj e kanë përdhunuar në një tempull, ku kishte të përfshirë dhe oficerë policie.

Incidenti shkaktoi protesta masive së pari në Kashmir dhe pastaj në të gjithë Indinë, pas së cilës u zhvilluan mitingje në mbështetje të të akuzuarve që i përkisnin një komuniteti tjetër. Dy ministra nga Partia qeverisëse Bharatiya Janata (BJP) mbronin të akuzuarit dhe u detyruan të jepnin dorëheqjen pas zemërimit të masës.

Ndërsa çështja po bëhej gjithnjë e më e politizuar, ajo u zhvendos nga Jammu Kashmir në gjykatën në Pathankot ku seancat zhvilloheshin para kamerave.

Të dënuarit janë identifikuar si Sanji Ram, Deepak Khajuria, Surinder Kumar, Parvesh Kumar, Tilak Raj dhe Anand Dutta. Djali i Ram, Vishalit është liruar.

Pas vendimit, ish-ministri i Jashtëm i Jammu dhe Kashmir, Omar Abdullah, shkroi në Twitter: “Amin për këtë. Fajtorët meritojnë dënimin më të rëndë të mundshëm sipas ligjit, si dhe atyre politikanëve që mbronin të akuzuarit, e keqtrajtuan viktimën dhe kërcënuan sistemin ligjor, nuk do të mjaftonin fjalët e dënimit”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit