20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Imami i akuzuar për terrorizëm, kërkon Sali Berishën dëshmitar

Më të lexuarat

I akuzuari, shtetas i Shqipërisë, Oltion Reçi, i arrestuar nën akuzën për “rekrutim të personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe të financimit të terrorizimit, nxitje dhe thirrje publike e propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, si dhe nxitje të urrejtjes ose grindjeve”, ka kërkuar dëshmitar në gjyq ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha.

Në seancën e sotme në ngarkim të imamëve të arrestuar për rekrutim luftëtarësh për xhihad në Siri, asnjë prej tyre nuk i ka pranuar akuzat për terrorizëm.
Në momentin e leximit të kërkesës për gjykim dhe akuzat ndaj tyre, ata kanë reaguar duke u shprehur se nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe se i mbron Allahu.

Sipas avokatit të tij mbrojtës, ai ka kërkuar që Berisha të thirret në cilësinë e dëshmitarit për të provuar thirrjet që ka bërë kundër regjimit diktatorial të Bashar Al Asadit. Por Gjykata e Krimeve të Rënda e ka refuzuar një kërkesë të tillë, pasi nuk ka lidhje me procesin.

Në të vërtetë, në një deklaratë të bërë në 14 dhjetor 2012, ish-kryeministri pati thënë se “Shqipëria ka vendosur të njohë opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese të ligjshme të Sirisë dhe të kombit sirian”. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit