15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Gjuriq i frikësohet ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet: Ata janë kundër dialogut

Më të lexuarat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se në Kosovë po vijnë në pushtet forcat politike të cilat përmes praktikës së deritashme politike, retorikës dhe përcaktimeve programore, kanë treguar se janë kundër dialogut.

Siç raporton “Beta”, Gjuriq në një takim me ambasadorin suedez në Serbi, Jan Lundin, ka thënë se ‘Serbia do të bëjë të gjitha përpjekjet për të shmangur destabilizimin e rajonit dhe të vazhdojë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, por me kusht që autoritetet në Prishtinë të krijojnë parakushte minimale për këtë”.

Gjuriq ka thënë se përcaktimi strategjik i Beogradit është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe krijimi i parakushteve për avansim të përbashkët ekonomik dhe demokratik.

Ai tha se “gjuha e kërcënimeve, ultimatumeve dhe shantazheve, me të cilat po shërbehet Prishtina nuk i kontribuon arritjes së këtij qëllimi”. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit