11.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Francë, rrezikon 5 vjet burg pasi shpëtoi emigranten shtatzënë!

Më të lexuarat

Një shoqërues në alpet franceze, rrezikon pesë vjet burg me akuzën e dhënies së ndihmës së një gruaje nigeriane në muajin e tetë të shtatzënisë, e cila më 10 mars po përpiqej të kalonte kufirin mes Italisë dhe Francës.

Ai është nën hetim nga gjykata franceze për shkelje të ligjit mbi emigrimin. Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për shtyp e një organizate humanitare. Guida, ka takuar gruan, bashkëshortin dhe fëmijët 2 dhe 4 vjeç në mes të borës, pranë zonës së quajtur Monginevro, në 1.900 metra lartësi dhe i ka shoqëruar me makinë për të mbërritur në spitalin e Briançon, në Francë.

Një patrullë e xhandarmerisë ka bllokuar makinën dhe e ka shoqëruar drejtuesin në kazermë. Gruaja më pas është marrë me ambulancë dhe ka lindur fëmijën e saj të tretë pasi ka shkuar në spital.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit