Prokurorët kanë kërkuar që rreshteri Elor Azaria të dënohet me tre deri në pesë vjet burg, ndërkohë që ekipi i tij mbrojtës ka insistuar që të lirohet
TEL AVIV (AA) – Gjykata ushtarake izraelite të martën dënoi një ushtar me 18 muaj burg për të shtënat vitin e kaluar, kur ai plagosi një palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokurorët kanë kërkuar që rreshteri Elor Azaria të dënohet me tre deri në pesë vjet burg, ndërkohë që ekipi i tij mbrojtës ka insistuar që të lirohet.
Azaria u dënua muajin e kaluar për vrasje në tentativë. Gjykimi ka shkaktuar ndarje të thella në Izrael, ku shërbimi ushtarak është i detyrueshëm dhe ku mbështetja e ushtarëve të rinj është shumë e përhapur. Azaria u kap në bazë të pamjeve filmike të të shtënave fatale, nga të cilat u plagos një palestinez në Hebron të Bregut Perëndimor marsin e kaluar.
Gjykimi për Azaria-n ka shënuar një fitore për komandantët që duan të mbajnë një kod të etikës brenda ushtrisë. Megjithatë, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe politikanë të njohur të linjës së ashpër kanë bërë thirrje për lirimin e ushtarit.
Para shqiptimit të dënimin para gjykatës ishin mbledhur dhjetëra njerëz të cilët erdhën për t’i dhënë mbështeje ushtarit.
