15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

BB: Janë shtuar të varfërit

Më të lexuarat

Banka Botërore paralajmëron se krizat shumëfishe që kanë goditur buxhetet e familjeve pas vitit 2008 mund të kenë rritur nivelin e varfërisë në Shqipëri.

Në raportin e fundit, mbi ekonomitë e rajonit, ku i kushton një kapitull të posaçëm çështjes së varfërisë, Banka thotë se një nga shkaqet se pse niveli i jetesës në Shqipëri mund të jetë përkeqësuar është i lidhur me nivelin e lartë të çmimeve për artikujt ushqimorë. Në studim ekspertët e Bankës vërejnë se familjet shqiptare janë më të pambrojturat në rajon nga krizat e çmimeve dhe ato që goditen më fort.

Ekspertët e Bankës Botërore vërejnë se familjet shqiptare janë më të pambrojturat në rajon nga krizat e çmimeve dhe ato që goditen më fort.

Studimi thotë se cdo rritje me 5 për qind e çmimit të ushqimeve, rrit me 39 mijë vetë numrin e të varfërve, që jetojnë me më pak se 2.5 dollarë në ditë. Për goditje më të mëdha pasojat janë edhe më të rënda. Matja e fundit e INSTAT për nivelin e varfërisë është kryer në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë Shqipëria së bashku me Bosnjen janë dy vendet e vetme në rajon që nuk kanë më një statistikë zyrtare mbi nivelin e jetesës.

Në më shumë se një rast Banka Botërore i ka bërë presion Qeverisë të rifreskojë treguesit e varfërisë, pikërisht për të matur pasojat që krizat kanë lënë tek buxhetet e familjarëve, por pa rezultat. INSTAT vijon të mbajë peng anketën e nivelit e jetesës duke ju referuar ende shifrave të vitit 2008.

Por që nga ai vit, ekonomia ka pësuar disa goditje. Përveç rritjes në rend dyshifror të çmimit për artikujt ushqimorë, vitet e fundit buxhetet e familjeve janë përballur dhe me tkurrjen e të ardhurave, si nga dërgesat ashtu dhe burimeve të tjera për shkak të krizës duke shtuar dyshimet se se më shumë familje janë rikthyer në kthetrat e varfërisë.

Ekspertët në mbarë botën thonë se shtresat e varfëra janë ato që po paguajnë kostot më të mëdha të krizës. Në Shqipëri, INSTAT dhe Qeveria nuk e dinë se sa të varfër ka aktualisht dhe shpërndarja e ndihmës ekonomike apo dhe politikat e tjera sociale bëhen mbi shifrat e 5 viteve më parë, kur bota dhe ekonomia ishin shumë më ndryshe./TCH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit