9.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Athina në fazën përfundimtare të marrëveshjes me kreditorët

Më të lexuarat

Negociatat midis Athinës dhe kreditorëve të saj kanë hyrë në fazën përfundimtare drejt një marrëveshje të mundshme mbi reformat e kërkuara, njoftoi qeveria greke, duke përjashtuar miratimin në këtë fazë të masave shtesë të parashtruara nga BE dhe FMN.

“Vlerësimi ynë është që negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, që do të jetë platforma për arritjen e fazës së parë të rishikimit të programit grek gjatë Eurogrupit, takimi i ministrave të Financave të eurozonës i parashikuar për të premten”, pohoi zëdhënësja e qeverisë, Olga Jerovasili, gjatë një konferencë shtypi.

“Ministrat grekë rinisën bisedimet me përfaqësuesit e kreditorëve evropianë, pas një pushimi dy ditor për zhvillimin e takimit të pranverës së FMN-së në Uashington. Përfaqësuesja e FMN-së do të marrë pjesë ditën e nesërme në takimet e planifikuara”, bëri të ditur Ministria greke e Financave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit