18 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

Më të lexuarat

Sipas organizatorëve, në një takim me zyrtarët e komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës që u mbajt më 13 qershor, policia ka thënë se në lokacionin prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ky lokacion nuk i plotëson kushtet për këtë organizim.

“Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit Mars. Deri në takimin e përbashkët që e kishim, nuk kemi pas asnjë përgjigje, përkundër insistimit tonë, duke na mbajtur kështu peng për lokacion”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, organizatorët thonë se ky vendim është shumë i dëmshëm, i vonshëm dhe i paarsyeshëm.

“Në lokacionin e njëjtë ne i kemi mbajt 4 edicionet e fundit dhe mendojmë që si lokacion është i përshtatshëm për këtë festival dhe aktivitete të tilla të ngjashme. Sido që të jetë, jemi shumë vonë për çfarëdo zgjidhje tjetër, prandaj jemi të detyruar që të anulojmë mbajtjen e festivalit në këto data, në lokacionin e paraparë”, thonë organizatorët, përcjell Klankosova.tv.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit