21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ambasada e SHBA-së në Kabul ka ndërprerë intervistat për viza për afganët

Më të lexuarat

Një grup me bazë në SHBA, që merret me avokimin e të drejtave të refugjatëve që po tentojnë të hyjnë në SHBA, thotë se ambasada amerikane në Kabul, zyrtarisht ka ndërprerë caktimin e intervistave për aplikantët për programin e veçantë afganë për viza për migrim.

Projekti për Asistencë ndërkombëtare për Refugjatët (IRAP), program me bazë në Nju Jork, thotë se procesi i intervisitimit dhe verifikimit të kandidatëve afganë është pezulluar më 9 mars “për shkak se kanë munegesë të vizave… duke lënë në rrezik mijëra afganë dhe familjet e tyre”.

Ky program dhe avokatët që punojnë për të, merren me rastet e afganët dhe familjet e tyre, që aplikojnë për të marrë një status special të migrantit për shkak të punës që kanë bërë për qeverinë amerikane apo ushtrinë amerikane Kjo gjë sipas tyre, i vë në rrezik këtë qytetarë.

Në mesin e tyre janë shumë përkthyes për forcat e SHBA-së ose NATO-s si dhe pjesëtarë të inteligjencës apo persona që kanë marrë pjesë në operacionet brenda bazës ushtarake të SHBA-së apo ndërtesave qeveritare të SHBA-së.

Më shumë se 10, 000 afganë janë në proces për të marrë viza speciale por vetëm 1,500 viza të tilla kanë mbetur.

Lidhur me këtë, Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka komentuar menjëherë, por ka ofruar një bueltin të udhëtimit duke thënë se departamenti ka vendosur, që pas 1 marsit të mos kryejë më intervista për aplikatët për viza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit