-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vazhdon sulmi i budistëve kundër myslimanëve në Mianmar

Më të lexuarat

Një grup budistësh të shtetit Arakan të Mianmarit kanë sulmuar një vajzë myslimane duke vrarë atë dhe familjen e saj.
Në një njoftim të agjencisë Mafkerat Islam, sulmet e budistëve kundër myslimanëve në Mianmar bëhen me mbështetjen e ushtrisë dhe të forcave të rendit. ngjarja ka ndodhur në rajonin Kader Bil ku përveç vajzës myslimane kanë gjetur vdekjen edhe 5 anëtarët e familjes së saj. Ditën e shtunë forcat e rendit në Mianmar gjatë kontrolleve të zhvilluara në veri të qytetit Mangoda, nën akuza false se gjoja kanë djegur shtëpitë e budistëve kanë arrestuar 50 persona. Myslimanët në Mianmar dhe kryesisht ata të shtetit Rakhin që prej qershorit të vitit 2012, përballen me akte të dhunshme dhe reprezalje nga ana e ekstremistëve budistë dhe forcave të rendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit