13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Fëmijët në Somali mes jetës dhe vdekjes

Më të lexuarat

Në Somali 70 përqind e popullsisë gjendet në kufirin e varfërisë, teksa gjysma e vendit nuk ka qasje në burimet ujore

ANKARA (AA) – Thatësira, lufta civile dhe terrori që vazhdojnë në Somali prej rreth dhjetë vitesh kërcënojnë në mënyrë serioze fëmijët në këtë vend, shkruan Anadolu Agency (AA).

Somalia është një nga dhjetë vendet më të varfra në botë, ndërsa ka popullsi prej 12 milionë banorësh. Për shkak të krizs së urisë që ka përfshirë vendin si pasojë e thatësirës që nga viti 2011, 6.2 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma ushqimore, kurse 2.9 milionë për ndihmë emergjente. Popullsia e fëmijëve në vend po ashtu përballet me kërcënim serioz nga sëmundje epidemike dhe mosushqimi.

Sipas të dhënave të Fondit Emergjent të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) për vitin 2014, popullsia nën moshën 20 vjeçe në vend është 7.1 milionë, kurse ajo nën moshën pesë vjeçe është rreth 1.6 milion. Madje 92 përqind e fëmijëve përballen në mënyrë serioze me mosushqim.

Në Somali, çdo i shtati fëmijë humb jetën nga sëmundje epidemike, mosushqimi dhe mungesa e shërbmeve shëndetësore ende pa arritur moshën pesë vjeçare. Ndërkaq, çdo e treta foshnje lind me peshë të ulët të lindjes.

Gjithashtu, vetëm tre përqind e foshnjeve kanë fatin të ushqehen me qumësht nëne, nga fakti se gratë shtatëzëna dhe lehone nuk ushqehen mjaftueshëm për shkak të krizës së urisë që ka kapluar tërë vendin.

Në Somali 70 përqind e popullsisë gjendet në kufirin e varfërisë, teksa gjysma e vendit nuk ka qasje në burimet ujore. Fëmijët janë të detyruar që çdo ditë të përshkojnë rrugë me kilometra për të siguruar dhe bartur ujë deri në shtëpitë e tyre.

Nga ana tejtër, papastërtia e burimeve ujore bëhet shkaktare e sëmundjeve epidemike, siç janë kolera dhe malaria. Supozohet se mbi 600 njerëz në Somali, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, janë prekur nga malaria dhe kolera.

Gjithashtu, afër dy milionë fëmijë në vend nuk kanë qasje në arsim, i cili veçmë është i kufizuar.

Terrori dhe turbulencat e brendshme kanë thelluar krizën

Somalia me thatësirën dhe krizën e urisë që janë rritur veçanërisht po përballet nga viti 2010.

Sipas raporteve të OKB-së, 260 mijë njerëz kanë humbur jetën vetëm në dy vitet e para të thatësirës dhe krizës së urisë, konkretisht në periudhën mes viteve 2010 dhe 2012. Theksohet po ashtu se për shkak të thatësirës bujqësia në vend është pranë zhdukjes dhe se kafshët bujqësore ngordhin.

Nga ana tjetër, organizata Al Shabaab që kryen akte terroriste në Somali pengon shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe mjekësore që vijnë në vend, duke shkaktuar rritje të mëtutjeshme të përmasave të krizës.

Paraprakisht, OKB-ja ka njoftuar se 6.2 milionë njerëz në vend përballen me rrezik urie për shkak të thatësirës së ashpër, duke e ftuar komunitetin ndërkombëtar të gjejë zgjidhje.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i kishte cilësuar si “makth” thatësirën, ndryshimet klimatike, sëmundjet dhe kolerën në Somali.

Së fundmi, vendi kishte shpallur “katastrofë kombëtare” për të luftuar me krizën humanitare të shkaktuar nga thatësira.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit