27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Yıldırım: Pa Turqinë nuk ka siguri në Evropë

Më të lexuarat

“Kurrë nuk kemi parë me simpati asnjë organizatë terroriste, ndërsa jodashamirës i shohim ata që simpatizojnë grupe terroriste”, tha kryeministri i Turqisë, Yıldırım

STAMBOLL (AA) – Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi se Turqia edhe sipas të dhënave zyrtare të Kombeve të Bashkuara është vendi që strehon numrin më të madh të refugjatëve, dhe shtoi se vendi njëherit udhëheq edhe politikë bashkëpunimi me të gjithë miqtë në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kurrë nuk kemi parë me simpati asnjë organizatë terroriste, ndërsa jodashamirës i shohim ata që simpatizojnë grupe terroriste”, porositi Yıldırım në adresimin e hapjes së Panairit të 13-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll.

Duke theksuar se Turqia rëndësi prioritare i jep ruajtjes së sigurisë së kufijve të saj, tërësisë territoriale, sigurisë së njerëzve dhe pronës, Yıldırım tha se Turqia i kushton të njëjtën rëndësi dhe ruajtjen e këtyre vlerave në të gjitha vendet e tjera.

“Politikën e sigurisë e bazojmë në mbrojtjen e jetës dhe njeriut. Paralelisht me ruajtjen e sigurisë në vend, ne kemi hapur krahët dhe pranuar miliona njerëz të rrezikuar nga lufta, ndërsa kjo është një shembull solidariteti dhe mënyre mbi të cilën duhet shikuar mbarë bota”, tha Yıldırım.

Ai po ashtu porositi se pa Turqinë është e pamundur edhe të mendohet për sigurinë në Evropë, por edhe për zgjidhjen e problemeve në Lindjen e Mesme.

“Të gjithë mund të jeni të sigurtë në faktin se Turqia sot është shumë më e fortë se që ka qenë më parë, por edhe në atë se nëse do të jetë edhe më e fortë”, tha Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit