-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Konfirmohet torturimi dhe abuzimi seksual në burgjet afgane

Më të lexuarat

Një panel i Qeverisë afgane ka konfirmuar se ka gjetur prova të torturës në burgje, por ka mohuar abuzimin sistematik të të burgosurve.

Paneli është ngarkuar muajin e kaluar nga presidenti afgan, Hamid Karzai, për të hetuar pohimet e Kombeve të Bashkuara se të burgosurit në burgjet e qeverisë janë torturuar dhe abuzuar seksualisht.

Paneli ka thënë se gjysma e të burgosurve të intervistuar kanë deklaruar se janë torturuar.

Gjashtëdhjetegjashtë për qind e të burgosurve kanë thënë se nuk kanë pasur qasje në shërbime ligjore.

Paneli ka bërë të ditur se ka biseduar me rreth 140 të burgosur në Kabul, Kandahar dhe Herat.

Në një raport të lëshuar në muajin janar, Misioni Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan ka thënë se “tortura mbetet shqetësim serioz në disa objekte paraburgimi në Afganistan”.

Raporti ka thënë se praktikat e tilla vazhdojnë, me gjithë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara dhe forcave ndërkombëtare për t’i ndaluar./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit