Vendimi i gjykatës së 10-të Penale të Ankarasë erdhi sepse të pandehurit, përfshirë presidentin e shtatë të vendit Kenan Evren, nuk janë në mesin e të gjallëve
ANKARA (AA) – Një gjykatë e Ankarasë ka vendosur të enjten të anulojë procesin gjyqësor për grusht shtetin ushtarak të vitit 1980 sepse të pandehurit, përfshirë presidentin e shtatë të vendit Kenan Evren, nuk janë në mesin e të gjallëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i gjykatës së 10-të Penale të Ankarasë erdhi pasi paraprakisht Komiteti i gjykatës dëgjoi avokatët e dy të pandehurve të vdekur dhe deklaratat e fundit të atyre që ishin përfshirë në këtë rast.
Kenan Evren, i cili më 18 qershor të vitit 2014 u dënua me burg të përjetshëm për rolin e tij në grusht shtetin e lartpërmendur, në maj të vitit 2015 vdiq në moshën 97 vjeçare.
Ndërkohë dy muaj pas vdekjes së tij, ka ndërruar jetë edhe ish gjenerali i forcave ajrore të Turqisë, Tahsin Sahinkaya.
Procesi gjyqësor kundër Evrenit dhe Sahinkaya filloi në prill të vitit 2012, me akuzaën e cila i ngarkonte të pandehurit se ishin përpjekur të “shfuqizojnë kushtetutën turke dhe të anashkalonin Parlamentin, për çka të dy ata u zhveshën nga gradat e tyre ushtarake”.
Dy ish gjeneralët asnjëherë nuk morën pjesë në seancat gjyqësore nga shkaku i shëndetit për çka paraqitjet bëheshin nëpërmjet lidhjes video nga spitali.
Grushti ushtarak i 12 shtatorit 1980, i udhëhequr nga Evren, njihej si ndërhyrja më e përgjakshme ushtarake në historinë e Turqisë, gjatë së cilës një grup gjeneralësh mori pushtetin pas viteve të trazirave politike që morën qindra jetë.
Më shumë se 650.000 njerëz u arrestuan gjatë periudhës së grushtit të shtetit të vitit 1980, ndërsa 230.000 u vunë në gjyq, kryesisht për arsye politike nga të cilët 50 u ekzekutuan.
Përveç kësaj 299 persona tjerë vdiqën për shkak të torturës dhe kushteve të këqija në burg.