5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Femrat që mbulohen duhet të paguhen!

Më të lexuarat

Mr:Rijad H. Imeri

Mbulesa Islame jo rrallëherë është temë diskutimi nga kënde të ndryshme, nga struktura të ndryshme dhe nivele të ndryshme si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

Edhe pse mbulesa gjendet në fe dhe kultura të ndryshme, ajo çdoherë aludon në moralin dhe dëlirësinë e gjinisë femrore.

Në jetën e përditshme femra sa më të mbuluar që e ka trupin e saj aq më të fuqishëm e ka personalitetin dhe karakterin e saj, e kjo quhet natyrë njerëzore, kurse sa më e zhveshur që është aq më shumë e humbë vlerën e saj. Bile vështirë është të gjendet në kulturën e ndonjë kombi që zhveshja është vlerë kulturore e atij kombi e i cili krenohet me të. Por mbulesa islame për dallim nga mbulesat tjera shpeshherë sulmohet dhe hidhen dyshime nga më të ndryshmet. E fundit por jo diçka e re ishte se femrat e mbuluara shqiptare po paguakan për mbulimin e kokave të tyre!!

Më pëlqej një iniciativë e vajzave shqiptare në rrjetet sociale të cilat tregonin përjetimet e tyre dhe vendimin e tyre për ta bartur një gjë jo të lehtë në ditët e sotit, dhe kjo si kundërpërgjigjeje ndaj atyre që mirren me kësi lloj spekulime.

Asesi nuk më habisin fjalët “ që këto femra paguhen për bartjen e mbulesës”, pasi që truri njerëzor funksion mbi bazën e analogjisë (krahasimit), dhe ne i identifikojmë njerëzit në bazë të regjistrimit të formës së tyre në memorien tonë, dhe nëse një njeri i ngjason tjetrit dhe është vështirë dallimi në mes tyre atëherë ne do ta thërrasim me emrin e regjistruar në memorie dhe kjo mund të jetë një përgjigjeje e saktë por edhe e gabuar.

Kështu që për derisa ka me miliona femra në botë që zhvishen për shkak të parasë, dhe bëjnë 1001 punë të ndyra për shkak të një page, atëherë në bazë të kësaj analogjie na del se vajza mund të zhvishet dhe të mbulohet për shkak të një page.

Shembuj të këtillë i kemi aktoret, ato janë në gjendje të zhvishen tërësisht por edhe të mbulohen tërësisht nëse ato paguhen, dhe kjo për shkak të një jete më luksoze dhe interesa tjera.

Por femrat në vendet shqiptare a thua nëse mbulohen, a e bëjnë një jetë luksoze?! A i përmirësohet gjendja e tyre ekonomike apo çfarë ndodhë me to? Këtë pyetje duhet ta shtroj dhe ta analizoj çdonjëri i cili dëshiron ta hap gojën e tij dhe të flas diçka rreth mbulesës islame!

Një gjë e dinë çdo e femër e mbuluar – e që rrallë ndodhë ndonjëra që të mos e ketë përjetuar – atë ditë që vendos ta vendoj mbulesën mbi kokën e saj ajo duhet ta kuptoj se mund të dëbohet nga shtëpia e saj, ta humb punën e saj, të distancohen familja dhe shoqëria prej saj, t’i ndalohet shkollimi i saj, e ndoshta edhe t’i rrezikohet jeta e saj.

Pra, kjo nuk është një fushë në të cilën mund të lëshohet çdo kush, e as një vendim që mund ta marr çdo femër, përveç asaj që e ka zemrën e mbushur me besim dhe dëshiron që ta kryej një obligim ndaj Zotit të saj edhe nëse e gjithë bota qohen kundër saj.

Pikërisht për këtë, mendoj se çdo femre të mbuluar muslimane duhet t’i përcaktohet një pagë në shoqërinë tonë, dhe nëse bashkësitë Islame nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë atëherë çdo musliman i denjë do të duhej të ndaj diçka nga rroga e tij për këto femra të mbuluara. Kjo jo për shkak të mbulesës së saj, por për shkak se që nga ajo ditë që një femër e vendos mbulesën mbi kokën e saj, ajo privohet nga çdo e drejtë e saj, dhe luftohet e trajtohet çnjerëzisht nga të tjerët bile edhe nga ata/ato që “ luftojnë “ për të drejtat e femrave.

Dhe kjo “ pagë “ nuk do të ishte pagë për mbulesë, por “pagë“ për mbijetesë në mesin e një shoqërie që i ngritë antivlerat dhe i lufton vlerat e saj. Kjo gjë nuk është diçka e re, sepse shoqëritë e krishtera paguajnë tatime mujore për vajzat e tyre me mbulesa ( murgeshat ) dhe atyre u sigurohet studimi, vendbanimi dhe ushqimi deri në fund të jetës së saj, bile ndoshta edhe çmimi “Nobel“ e “Shenjtërim“ për shkak të vendimit të tyre.

Kështu që ne si shoqëri Islame nuk duhet të lejojmë asesi që femrat e mbuluar të ndjehen të keqtrajtuara dhe të përbuzura apo të përjetojnë tmerre nga më të ndryshmet për shkak të vendimit dhe besimit të tyre dhe për shkak të mbulesës së tyre, por duhet t’ua zgjasim dorën e ndihmës dhe t’i përkrahim me gjithë potencialet tona, e mos të lejojmë që injorimi institucional apo shoqërorë t’i detyrojë ato që të zbrapsen apo të heqin dorë nga e drejta e tyre dhe zgjedhja e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit