1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si zbriten hatmet pas vdekjes?

Më të lexuarat

Pyetja:

Eselamu alejkum hoxhë i nderuar!

Nëse një besimtar e ka lexuar Kuranin disa herë dhe ka lënë hatme dhe ka porositur që këto hatme t’i zbriten pas vdekjes së tij, a zbriten hatmet dhe nëse po, si zbriten ato?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nuk ka ndonjë rit të veçantë me anë të cilit besimtari e “zbret” hatmen e kënduar, ashtu si shpreheni ju, aq më pak që kjo të bëhet pasi që të ketë vdekur personi i cili e ka kënduar.

Ju duhet ta dini se leximi i Kuranit është një praktikë e njohur te myslimanët që nga koha e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të dhe ata kanë vazhduar në këtë praktikë, por nuk vërtetohet se dikush nga sahabët (shokët) e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kanë aplikuar ndonjë rit apo veprim me të cilin i kanë zbritur hatmet të cilat i kanë kënduar.

Kështu njeriu në atë moment që e përfundon një hatme, shpërblimi i asaj shënohet në librin e veprave të njeriut dhe shpërblimin e asaj do ta gjejë te Zoti i Madhërishëm, pa pasur nevojë për ndonjë veprim shtesë. Disa nga dijetarët e kanë pëlqyer që pas përfundimit të hatmes besimtari të bëj dua (lutje) dhe nëse vepron kështu, nuk ka të keqe. Por nuk i lejohet atij ti porosisë njerëzit, që pas vdekjes së tij të afërmit ti`a “zbresin” ato hatme që i kishte lexuar derisa ishte gjallë. Për faktin se ky veprim nuk ka bazë në fenë tonë dhe këtë nuk e ka praktikuar as i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, e as shokët e tij dhe as dijetarët tanë të nderuar. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit