-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gruaja e ish-presidentit serb murgeshë në Pejë

Më të lexuarat

Jeta private e zyrtarëve të lartë politik gjithmonë ka qenë interesante për publikun.

Historia e njërit prej tyre është gruaja e parë e ish-presidentit serb Boris Tadiç, e cila ka shkaktuar shumë vëmendje përtej kufijve të Serbisë.

Veselinka Zastavnikovic ishte një grua inteligjente, ambicioze, bukur. Martesa e saj me Borisin zgjati 16 vite, dhe pas divorcit Veselinka i është dedikuar jetës shpirtërore.

Ajo u bë një murgeshë dhe shërben në Patriarkanën e Pejës, me vendosshmëri të madhe kështu duke shmangur gazetarët nga Serbia dhe e tërë bota, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur të marrin ndonjë deklaratë nga ajo në lidhje me jetën e saj private.

Veselinka ka lindur në Osijek, dhe në studime në Beograd e ka njoftuar Borisin i cili ishte tre vite më i ri se ajo. Ajo ishte duke studiuar gazetarinë kurse Borisi psikologjinë.

Problemet në martesë dyshohet se u kanë ndodhur pas dallimeve në pikëpamjet politike, dhe se pas fillimit të viteve të 90’ta, Boris Tadiç dhe babai i tij themeluan Partinë Demokratike.

Gjithashtu edhe presioni i nënës së tij Nevenkës ndaj gruas së tij, për të lindur një trashegimtarë ishte një problem tjetër që i shtyu çiftin të ndaheshin.

Pas ndarjes së tyre, Boris u martua me një inxhiniere të ndërtimtarisë me emrin Tanja . Pas pesë viteve të ashtuquajtura “tundime”, në mes të tetorit të vitit 2007, Veselinka u bë një murgeshë me emrin shpirtërorë Irina.

Në vizitën e tij në manastirin e Pejës, Tadiç nuk ishte takuar me ish-gruan e tij. /Albeu/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit