1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

AAK ende pa vendim për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd

Më të lexuarat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë.
Deputetja e kësaj partie, Teuta Haxhiu ka thënë për lajmi.net se për këtë çështje së pari duhet të diskutohet në subjektin politik.

“Për dialogun së pari duhet të diskutohet brenda partisë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tutje ka deklaruar se duhet të shikohet çështja e marrëveshjeve të cilat janë arritur dhe nuk janë zbatuar, duke parë se çfarë po përfiton shteti i Kosovës nga ky dialog.

“Ne paraprakisht do të diskutojmë çështjen e marrëveshjeve të cilat janë arritur dhe nuk janë zbatuar. Dhe kjo duhet të bisedohet, për ta parë se a ja vlenë të vazhdohet me bisedime dhe çfarë përfiton Kosova nga ky dialog”, është shprehur deputetja e AAK-së për lajmi.net

Ministrja për dialog, Edita Tahiri kishte deklaruar se dialogu pritet të vazhdojë sidomos për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Kurse Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se ende nuk ka ndonjë datë se kur do të mund të vazhdonte dialogu. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit