-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kam një pyetje lidhur me menstruacionet

Më të lexuarat

Pyetja:

Selamu alejkum ue rahmetullah!

Kam një pyetje lidhur me menstruacionet.

Nuk e di, ka kohë që më janë çrregulluar menstruacionet dhe as që jam që fal namaz po as që e lë namazin. Problemi është se menstruacionet tani më vijnë me vonesë, çdo muaj më vijnë një javë më vonë, por gjatë kësaj jave njëherë më vijnë pak, d.m.th. dallohet tamam gjaku, pastaj më ndalen dhe nuk më vijnë disa ditë dhe pastaj përsëri më vijnë pak ose më vijnë tamam. Mbasi i kisha kështu të komplikuara kam lexuar sado për këtë çështje dhe me një fetva lexova që thuhet që si e dallon gjakun atëherë kjo është menstruacion dhe nuk bën të falesh, por tani mbasi mua më janë rregulluar, as nuk jam duke ditur se çka ndodhi, por pres të më vijë më shumë gjakderdhje, por nuk më vjen apo ndonjëherë edhe më vjen. D.m.th. kjo kohë ndodh gjatë kësaj jave që thashë, po më vonohen…, d.m.th. një javë po zgjat që më vijnë pak dhe ndalen, kalojnë disa ditë, përsëri pak, derisa bëhet një javë apo 10 ditë e mandej më vijnë tamam.

Tash mbeta që dy ditë pa u falur duke menduar që kam hyrë në ditët, por si po e shoh ende jo…

A është mëkat nëse unë falem edhe pse kam pak gjakderdhje, edhe pse e shoh gjakun, d.m.th. mos ta ndërpres derisa ta shoh që më kanë ardhur tamam menstruacionet, sepse si thashë kam çrregullime dhe kjo po më zgjat 7 ditë deri 10 ditë e tash gjatë kësaj kohe të mos falem është shumë. D.m.th. si e kam vërejtur, 7 ditët e para që më vonohen kam pak gjakderdhje dhe ndalet dhe pastaj më vjen gjakderdhja si duhet të jetë dhe më zgjat 5-6 ditë…

Dhe gjatë kësaj kohe që kam pak gjakderdhje, a më bëhet obligim gushi apo kjo nuk zihet menstruacione.

Allahu ju ruajttë!

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Së pari çdo femër e ka për obligim të dallojë gjakun e menstruacioneve me gjakun e pastër, gjaku i menstruacioneve ka ngjyrë të mbyllur dhe erë të rëndë e që ndryshon nga gjaku i pastër, që ka ngjyrë të çelur dhe nuk ka erë të rëndë.

Kur femra gjatë menstruacioneve një ditë e sheh gjakun dhe të nesërmen nuk sheh asgjë, atëherë ndodhet në dy gjendje:

1) Nëse kjo ndodh gjithmonë gjatë tërë kohës së saj, ky është gjak “istihada” (gjak i pastër i cili rrjedh nga damarët) dhe për të vlejnë rregullat e “istihadës”, pra i duhet të falet sepse është gjak i pastër dhe ky gjak rrjedh si pasojë e ndonjë çrregullimi.

2) Nëse nuk ndodh vazhdimisht, por i paraqitet nganjëherë dhe ndërprerja e gjakut është më pak se një ditë, nuk është pastrim, përveç nëse femra shikon diçka që tregon se është pastrim. P.sh: të ndodhë ndalja e gjakut në fund të kohës së menstruacioneve ose të shikojë sekrecionin e bardhë.

Pra, sipas asaj që po tregon ti, gjaku i par që po paraqitet tek ti është gjak i “istihadas” i pastër dhe ti në atë kohë nuk je me menstruacione dhe duhesh t’i kryesh të gjitha obligimet fetare, ndërsa kur fillon koha e dytë që tregove, që fillon pas një jave apo 4-5 ditësh, atëherë ajo është koha e fillimit të menstruacioneve.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit