-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tragjike, gruaja gjendet e varur para shtëpisë së saj nga familjarët

Më të lexuarat

Një grua 45-vjeçare është gjetur e varur në pemë, në Mamurras.

Ngjarja e rëndë është konstatuar pasditen e djeshme, ku 45- vjeçarja A.K. është gjetur e varur në një pemë në bahçen e banesës ku jetonte.

Pasditen e së martës, ajo është mënjanuar nga bashkëshorti dhe fëmijët, dhe dyshohet se është vetëvarur në pemë.

Nga hetimet e para dyshohet se ajo ka lidhur një litar në pemë dhe më pas është varur. Ajo është gjetur nga familjarët e pajetë, ndërsa në trupin e saj u gjet edhe telefoni celular, të cilin e mbante gjithmonë në xhep.

Pikërisht mos përgjigja në telefon alarmoi familjarët të cilët nisën kërkimet, deri kur u përballën me të, por të pajetë.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur më shumë mbi shkaqet që e shtynë gruan drejt fundit fatal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit për vlerësim lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit