5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Çeku: Nuk largohem nga MFSK, iu bashkova një partie të madhe

Më të lexuarat

Ministri i Forcës së Sigurisë (MFSK), Agim Çeku me rastin e anëtarësimit në PDK, ka thënë se do të vazhdojë edhe më tutje të jetë në krye të kësaj ministrie dhe për këtë e ka mbështetjen e kryeministri Hashim Thaçi.

Ai me rastin e marrjes së librezës së PDK-së ka vlerësuar se, kjo është një ngjarje e veçantë që në jetën dhe karrierën e tij, raporton Orainfo.

“Është kënaqësi që po ju bashkohem bashkëluftëtarëve të mi. Gjatë jetës kam kaluar sfida të ndryshme, por e kam vërejtur se për të pas mundësi për t’i kontribuar vendit duhet t’i bashkohesh një partie të madhe dhe një liderit të madh dhe kjo është PDK”, tha ai.

Ai me këtë rast nuk ka harruar pa i falënderuar edhe ish partinë e tij PSDK-në dhe kryetarin e AKR-së , Behxhet Pacollin për kohën sa ishin në koalicion qeverisës.

Në anën tjetër kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi duke ia dorëzuar Çekut librezën e anëtarësisë ka thënë se, inkuadrimi ish kryeministrit Çeku në PDK është një mbështetje edhe më e madhe për fitore të reja.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit