“Nuk mund më të jemi më pasiv ndaj sulmeve të pjesëtarëve të regjimit”, ka thënë presidenti amerikan Trump
ANKARA (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në bisedën telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar se SHBA-të do të punojnë nga afër me Turqinë në luftën kundër organizatës terroriste PKK në Siri dhe Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump falënderoi Erdoğanin për mbështetjen gjatë sulmit amerikan ndaj bazës ajrore të aviacionit të Bashar al-Asadit në Siri. “Nuk mund të jemi pasiv në sulmet e regjimit”, ka thënë Trump.
Presidenti Donald Trump ka uruar homologun e tij turk Recep Tayyip Erdoğan për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi.