Centrali i vetëm elektrik në Rripin e Gazës ka ndaluar prodhimin për shkak të çmimeve të larta të karburanteve.
Centrali i vetëm elektrik në Rripin e Gazës ndaloj prodhimin e energjisë elektrike.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Institucioni i Energjisë dhe Burimeve Natyrore në Gazë thuhet se “Prodhimi i energjisë elektrike është ndaluar për shkak të trefishimit të taksave nga ana e qeverisë së pajtimit palestinezë, të cilat shkaktuan edhe rritjen e çmimeve të karburanteve. Ky është një çmim që tejkalon mundësitë tona për të blerë karburante për prodhimin e energjisë elektrike”.
Në deklaratë si përgjegjëse për krizën elektrike tregohet qeveria e pajtimit ndërsa në mes tjerash u kërkua që të mos mblidhen taksat për karburantet për prodhimin e energjisë elektrike.
Ndërkaq qeveria e pajtimit palestinezë mohoi pretendimet ndërsa pretendoi se përgjegjës për këtë krizë është Hamasi.