Në provincën Adana në jug të Turqisë, futja e 240 trupave ushtarake gjermane për të ndihmuar instalimin e sistemit raketor Patriot është shoqëruar me protesta.
Organizata joqeveritare në Turqi edhe një herë kanë organizuar protesta kundër dislokimit të sistemit raketor Patriot të NATO-s në këtë vend. Burimet informative bëjnë të ditur se këto protesta janë zhvilluar pranë bazës ushtarake amerikane Inxherlik ku të pranishmit kanë kërkuar largimin e forcave amerikane nga vendi i tyre. Vlen të theksohet se raketat Patriot në Turqi do të dislokohen në një distancë 120 km larg kufirit mes Turqisë dhe Sirisë me kërkesë të vetë Ankarasë.