Një e pesta e njerëzve nuk ndërron çarçafët asnjëherë në muaj, e kjo shkakton astmë, ekzemë dhe bllokimin e hundës, sepse çarçafët e ndyrë tërheqin molat të cilët shkaktojnë alergjitë e ndryshme.
Anketa brinake ku kishin marrë pjesë 2.000 njerëz ka zbuluar se vetëm dy nga pesë njerëz ndërrojnë çarçafët dy herë në javë duke i zëvendësuar ata me çarçafë të pastër. Çdo dy javë çarçafët i ndërrojnë 36% e njerëzve, derisa 17% e tyre e pranon se çarçafët e ndotur i ndërrojnë një herë në muaj, madje edhe më rrallë.
Dr. Adam Fox, pediatër dhe ekspert për alergjitë në njërin ndër spitalet më të mira të Londrës, ka paralajmëruar se çarçafët e ndyrë mund të shkaktojnë probleme të shumta që kanë të bëjnë me shëndetin. “Një të tretën e jetës e kalojmë në gjumë dhe gjatë kësaj kohe lajmë mbeturina në shtrat: qeliza që pasojnë pas teshtitjes, lëngje trupore, djersitje dhe vaj, që gjithsesi i tërheq molat”, thotë dr. Fox. /zhurn/kohaislame