-1.4 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Të ankuarit nga shkaku i sëmundjeve

Më të lexuarat

Pyetje: Jam një grua e sëmurë. Në disa raste ndodh që të qaj nga shkaku i sëmundjes. A konsiderohet qarja ime si kundërshtim i Caktimit të Allahut -subhanehu ue teala- në mënyrë të pavullnetshme dhe biseda me të afërmit rreth sëmundjes sime, a konsiderohet si e tillë?

Përgjigje: Qarja me lot, por pa zë, është e lejuar në raste të tilla, sepse Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem-, kur i vdiq djali i tij, Ibrahimi, tha:

“Syri loton, zemra dëshpërohet, mirëpo nuk themi përveç se atë që e kënaq Allahun. Ne më të vërtetë jemi të dëshpëruar nga ndarja jote, o Ibrahim”. Po ashtu, janë transmetuar hadithe të shumta që kanë të njëjtin kuptim.

Biseda me të afërmit për sëmundjen tënde është e lejueshme, mirëpo në të njëjtën kohë duhet të falënderosh Allahun -subhanehu ue teala- e të kërkosh prej Tij që të të shërojë sa më shpejt.

Ne, nga ana jonë, lusim Allahun -subhanehu ue teala- që të të sjellë shërim sa më të shpejt dhe të këshillojmë që të durosh dhe të shpresosh tek shpërblimi i Allahut -subhanehu ue teala-, i Cili thotë: “Me të vërtetë Allahu i shpërblen pa kufi, ata që durojnë”. (Ez-Zumer: 10)

Ndërsa Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- thotë: “Allahu ia fshin gjynahet muslimanit me çdo shqetësim, hidhërim, ofendim, sëmundje apo fatkeqësi që i vjen atij, bile edhe me gjembin që i hyn në këmbë”.

“Allahu i sprovon me fatkeqësi ata që i do.”[1]

Ibën Bazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit