3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Erdogan: Fashizmit evropian ti japim përgjigje në kutitë e votimit

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan iu drejtua popullit në qytetet Rize dhe Trabzon ku kritikoi ashpër zbatimet raciste dhe fashiste të disa vendeve evropiane.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan iu drejtua qytetarëve turq jashtë vendit dhe u bëri thirrje që fashizmit në Evropë ti japin përgjigje në kutitë e votimit.

Presidenti Erdogan iu drejtua popullit në qytetet Rize dhe Trabzon ku kritikoi ashpër zbatimet raciste dhe fashiste të disa vendeve evropiane.

Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve turq jashtë vendit Erdogan u bëri thirrje që nipërve të atyre, të cilët zbatuan fashizmin në Evropë, ti japin përgjigje duke votuar në referendumin popullor për ndryshime kushtetuese.

“Me këtë vendosmëri nuk do të lejojmë që disa fashistë evropian, të paturpshmit të dëmtojnë dinjitetin, krenarinë e këtij vendi. Kam për ti thënë disa fjalë edhe liderëve perëndimor. Ju mund të pengoni sa të doni, por me lejen e Allahut vëllezërit tanë në Evropë do ti mbushin kutitë e votimit. Iu bëj thirrje vëllezërve tanë në Evropë ti japin përgjigje atyre që zbatojnë këtë presion fashist dhe nipërve të këtij nazizmi”, – tha Presidenti Erdogan.

Në rendin e ditës së Presidentit ishte edhe lufta kundër organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), e cila më 15 korrik të vitit të kaluar ndërmori një tentativë për grusht shtet.

“Një tradhti të tillë mund ta bëjnë vetëm ata të cilët kanë shitur mendje, nderin për 1 dollar sharlatanit në Pensilvani. Tani dalin dhe pa turp mohojnë vrasjet që kanë kryer. Do të jepni llogari për 249 dëshmorë tanë. Ata tallen me natën e 15 korrikut”, bëri të ditur kreu i shtetit turk Recep Tayyip Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit