Gratë emigrante myslimane që punojnë në Rusi do të lejohen të mbajnë shamit por pa mbuluar fytyrën në dokumentet e tyre të identifikimit.
Kjo është lëvizja e parë pozitive pas disa muajsh debate për shaminë në Rusi.‘’Urdhëri thotë se lejohet që të bëhen fotografitë e personave të veshur me shami koke por që nuk e mbulojnë fytyrën, për ata që bindjet e tyre fetare janë se nuk u lejohet të ekspozojnë këtë pjesë të trupit në prezencë të te huajve’’ tha për mediat ruse zëdhënësja e Shërbimit Federal të Migracionit Zalina Kornilova .
Kornilova tha se kriteret e njëjta që vlejnë për gratë emigrante myslimane vlejnë edhe për të gjitha pasaportat ruse.
‘’Liria e adhurimit është garantuar nga Kushtetuta e Federatës Ruse dhe traktatet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut’’.
Islami e sheh mbulesën si jë kod të veshjes së detyrueshme dhe jo thjesht një simbol fetar për të shfaqur përkatësinë e dikujt.
Federata Ruse është shtëpi për 23 milion mysliman në veri të Kaukazit jugor dhe Republikave të Çeçenisë, Ingushetisë dhe Degastanit.
Islami është feja e dytë më e madhe në Rusi, që përfshinë afërsisht 15 për qind të popullësisë .
Veshja e mbulesës islame shkaktoi një polemikë në Rusi në tetorin e kaluar, pasi pesë studente muslimane u ndaluan që të ndjekin mësimin në shkollën e tyre në fshatin e Kara-Tyube në rajonin jugor Stavropol.
Edhe pse ata janë lejuar fillimisht të ndjekin shkollën e tyre në shtator,duke pasur mbulesën , më vonë u tha atyre se ata nuk do të lejohen në qoftë se ato vazhdojnë ta mbajnë shaminë e tyre.
Në atë kohë, Putin mbështeti ndalimin e shamisë muslimane në shkolla.kohaislame