-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pronat e regjistruara në emër të Jugosllavisë bëhen të Kosovës

Më të lexuarat

Në bazë të një vendimi, të marrë nga Qeveria e Kosovës, të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë, që ndodhen në vendin tonë, do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.
Vendimi është nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa, transmeton Koha.net.
Agjencia e Kadastrës është autorizuar të regjistrojë të drejtën e pronës dhe të bëjë regjistrin e të drejtave pronësore brenda afatit të përcaktuar ligjor.
Ky vendim është marrë shkas që sot përfaqësues të serbëve të Kosovës të udhëtojnë në Beograd, për të biseduar në të ashtuquajturën Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit