I dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lahdar Brahimi, e paralajmëroi edhe një herë komunitetin ndërkombëtar duke theksuar se situata në këtë vend po përkeqësohet nga dita në ditë.
“Gjendja në Siri është e keqe, shumë e keqe dhe po përkeqësohet akoma më tepër me shpejtësi. Problemit i duhet gjendur një zgjidhje politike për t’i dhënë popullit sirian të drejtat legjitime, përkundrazi Siria do të kthehet në një ferr të vërtetë”, tha Brahimi.
Sipas diplomatit algjerian me përvojë, i cili organizoi një konferencë shtypi në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, një zgjidhje politike është ende e mundur në Siri, por problemi po bëhet çdo ditë e më shumë i koklavitur.