-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Konsumi i mishit është i lidhur drejtpërdrejt me rrezikun e diabetit

Më të lexuarat

Pasi që karbohidratet (sheqernat) kanë tendencë për t’i rritur nivelet e sheqerit në gjak, shumë besojnë se mënyra efikase për ta parandaluar diabetin qëndron në të ushqyerit e tyre të kontrolluar, transmeton “Zeri.info”.

Hulumtuesit në Universitetin e Harvardit kanë analizuar të dhënat e mbledhura gjatë njëzet vjetëve, që përfshijnë 41.410 njerëz.

Ata gjetën se të ushqyerit, i cili karakterizohet nga karbohidratet e ulëta, në fakt rrit rrezikun e diabetit të tipit 2, për 12%. Ndër fajtorët kryesorë për këtë janë mishi i kuq dhe salsiçet. Konsumi i proteinave bimore nuk kishte efekt mbi rrezikun e diabetit.

Mënyra më e mirë për ta parandaluar diabetin është të ushqyerit që karakterizohet nga sasi të vogla të produkteve shtazore. Në qendër të saj duhet të jenë të pranishme drithërat kokërrplotë, frutat dhe perimet, duke përfshirë edhe frutat me lëvozhgë./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit