Në sfondin e përshkallëzimit të situatës në Siri, Turqia iu drejtua SHBA-ve me kërkesën për t’i shitur asaj 117 raketa “Sidewinder” të tipit “ajër-ajër”. Sipas njoftimit të Pentagonit, Turqia synon të pajisë me to gjuajtësit e vet.
Kongresi u vu në dijeni të faktit për shitjen e mundshme të këtyre raketave dhe pajisjeve të tjera kundrejt një shumë prej 140 milionë dollarë. Më parë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit u miratua një projektligj, i cili lejon t’i jepen Flotës Ushtarake Detare të Turqisë dy anije amerikane të pajisura me raketa.