Në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ka filluar Samiti i 13-të i Liderëve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (OBE), raporton AA.
Samiti u hap me një fjalim të presidentit të Azerbajxhanit Ilham Alijev, shtet ky i cili presidencën me rotacion të OBE-së ia kaloi Pakistanit. Pas Aliyevit, të pranishmëve iu drejtua edhe kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif.