2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shumica e banorëve të Zjarrit janë?

Më të lexuarat

Shumica e banorëve të Zjarrit janë?
Shumica e atyre që do të hyjnë në Zjarr nga mesi i besimtarëve në janë gra. Sikurse transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abasi (radiallahu anhu) se Muhamedi (alejhi selam) në hutben (ligjëratën) që e mbajti me rastin e zënies së diellit tha:
“Unë pashë Zjarrin (Xhehenemin) dhe vërejta se shumica e banorëve të tij ishin gra.”
Ebu Seid el Hudriu transmeton se Profeti (alejhi selam) ka thënë:
“O ju gra, jepni lëmoshë (sadaka), sepse unë e vërejta se ju jeni shumica e banorëve të Xhehenemit.” Ato i thanë: “Për çfarë arsye o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Sepse ju shpeshtoni mallkimin dhe i mohoni të mirat e burrit (ndaj jush).”
(Buhariu, Muslimi)
Po ashtu Usame ibn Zejd (radiallahu anhu) transmeton se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “U ndala te dera e Zjarrit dhe aty vërejta se shumica e atyre që hynin në të ishin gra.”
(Buhariu, Muslimi)
Kurtubiu në librin e tij “Et-Tedhkire” thotë: “Gratë janë pakica e banorëve të Xhenetit si shkak i animit të tyre nga epshet dhe bukuritë e përkohëshme të kësaj bote dhe mëndjeshkurtësisë së tyre që t’i drejtojnë shikimet e tyre nga bota e ardhme, kështuqë tregohen të dobëta në përgatitjen e tyre për botën e ardhme, si shkak i animit të tyre nga kjo botë dhe bukurive të saj. Duke ju bashkangjitur kësaj, ato janë nga shkaqet më të forta të cilat largojnë burrat nga mendimi dhe veprimi për botën e ardhme, si shkak i epshit të cilin e posedojnë ato dhe si shkak i animit të tyre në këtë botë. Shumica e grave i’a kthejnë fytyrën botës së ardhme dhe i largojnë dhe të tjerët nga ajo, ato shpejt mashtrohen me ata që i ftojnë të largohen nga feja dhe vështirë i përgjigjen atyrë që i ftojnë të mendojnë për botën e ardhme dhe të punojnë punë të devotshme.”
Megjithkëtë, në mesin e tyre ka gra shumë të mira që i kryejnë urdhërat e Allahut, i përmbahen sheriatit, dhe e respektojnë Allahun e Lartësuar dhe të Dërguarin e Tij (alejhi selam). Nga ato në Xhenet do të hyjnë shumë gra; shumë nga ato u paraprijnë burrave si shkak i besimit dhe veprave të tyre të mira.
( Shkëputur nga libri “Dita e Fundit, Xheneti dhe Xhehenemi” )

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit