2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Metoda më e lehtë për mësimin e Kur’anit

Më të lexuarat

Si mundem të mësoj dhe të përsëris?

Mos e mëso Kuranin pa përsëritje, sepse edhe nëse e mëson Kur’anin të tërë nga një faqe nga një faqe derisa sa ta kryesh, atëherë kur të duash t’i përsëritësh faqet që i ke mësuar në fillim do të shohësh se i ke harruar faqet çka i ke mësuar në fillim, metoda më e mirë është ajo që të mësosh faqe të reja dhe t’i përsërisësh faqet e vjetra.

Ndaje Kur’anin në tre pjesë, ashtu që çdo dhjetë xhuzë konsiderohet një pjesë, kurë të mësosh një faqe të re në ditë, përsëriti katër faqe të vjetra derisa të mësosh dhjetë xhuze, e kur t’i mësosh dhjetë xhuze të plota ndalohu nga të mësuarit faqe të reja një muaj të plotë, për të përsëritur ato që i ke mësuar, çdo ditë përsërit nga tetë faqe.

Dhe pas një muaj përsëritje, fillo të mësosh përsëri përmendësh duke mësuar nga një ose dy faqe sipas mundësisë dhe përsërit çdo ditë nga tetë faqe derisa t’i mësosh njëzet xhuze, e kur t’i mësosh atëherë ndalohu prej të mësuarit faqe të reja dy muaj, që t’i përsërisësh ato që i ke mësuar, e kur të kalojnë dy muaj duke përsëritur, fillo të mësosh përsëri përmendësh duke mësuar nga një ose dy faqe sipas mundësisë, dhe përsërit çdo ditë nga tetë faqe derisa ta kryesh tërë Kur’anin.

Kur ta kryesh tërë Kur’anin përsëriti vetëm dhjetë xhuzet e para një muaj të plotë, çdo ditë nga gjysmë xhuzi (10 faqe), e pastaj përsëriti njëzet xhuze (d.m.th dhjetë të parat që i përsërite pastaj ia shton edhe dhjetë të tjera e bëhen 20 xhuze) një muaj çdo ditë gjysmë xhuzi dhe lexo çdo ditë tetë faqe nga dhjetë xhuzet e vjetër dhe pastaj kalon në përsëritjen e xhuzit të fundit një muaj çdo ditë gjysmë xhuzi (10 faqe) dhe tetë faqe nga dhjetë xhuzet e para dhe tetë faqe nga njëzet xhuzet e reja.

Si ta përsëris tërë Kur’anin kur të mbaroj me këtë metodë?

Fillo ta përsëritësh tërë Kur’anin, çdo ditë nga dy xhuze duke i përsëritur nga tre herë në ditë, me këtë metodë do ta bësh hatme Kur’anin në çdo dy javë të përsëritur.

Me këtë metodë do të vazhdosh dhe do të shohësh se për një vit e ke mësuar tërë Kur’anin shumë mirë, vazhdoje këtë metodë një vjet të tërë.

Çka të bëj pas një viti pasi ta kam kryer Kur’anin?

Pas një viti, pasi ta përsosësh dhe ta kryesh përsëritjen e Kur’anit, le të jetë orari i përditshëm i leximit të Kur’anit ashtu si ka qenë orari i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili e ndante Kur’anin në shtatë pjesë d.m.th në shtatë ditë e bënte hatme Kur’anin Fisnik, ka thënë Evs ibën Hudhejfe: “I pyeta shokët e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se si e ndani në pjesë Kur’anin Fisnik? Thanë: Tre sure, pesë sure, shtatë sure, nëntë sure, njëmbëdhjetë sure dhe hizbi mufassal prej sures Kaf deri në përfundim të Kur’anit.” Transmeton Ahmedi.

Shpjegimi i kësaj është:

1- Në ditën e parë lexon prej sures E-Fatiha deri në fundin e sures En-Nisa.

2- Në ditën e dytë lexon prej sures El- Maide deri në fundin e sures Et- Teube.

3- Në ditën e tretë lexon prej sures Junus deri në fund të sures En-Nahl

4- Në ditën e katërt lexon prej sures El-Isra deri në fund të sures El- Furkan.

5- Në ditën e pestë lexon prej sures Esh- Shuara deri në fund të sures Jasin.

6- Në ditën e gjashtë lexon prej sures Es-Saffat deri në fund të sures El- Huxhurat.

7- Në ditën e shtatë lexon prej sures Kaf deri në fund të sures En- Nas (Në fund të Kuranit).

E këtë pjesërim të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e kanë përmbledhë dijetarët islam në dy fjalë (Femjun bi shevkin) فمْيٌ ِبشَوْق çdo shkronjë e këtyre dy fjalëve e simbolizon shkronjën e parë të sures nga e cila sure fillon pjesa e asaj dite.

Si t’i dalloj ajetet e ngjashme (muteshabih) në Kur’an ?

Metoda ma e mirë që t’i dallosh ajetet e ngjashme është që ta marrësh Kurani Kerimin dhe t’i hapësh dy faqet në të cilat ndodhën përngjasimi dhe shikoje mirë dhe analizoje vetë se ku është dallimi dhe caktoi vetvetes një rregull që sa herë që ta përsërisësh të të përkujton çka është dallimi mes dy ajeteve.

Disa rregulla për mësimin përmendësh:

1. E ke të obliguar që mësimin ta bësh me ndonjë hoxhë, që të ta përmirëson leximin.

2. Mëso çdo ditë nga dy faqe, një pas namazit të sabahut dhe një pas namazit të iqindisë ose të akshamit, e me këtë metodë ke me e mësuar Kur’anin e plotë dhe të përforcuar brenda një viti, mirëpo nëse e shton sasinë e mësimit do të dobësohen mësimet e vjetra që i ke mësuar.

3. Mësimi përmendësh duhet bërë prej sures En-Nas deri në suren El-Bekare se kështu është më lehtë, e kurë ta mësosh të gjithë Kur’anin atëherë përsëritja duhet bërë prej El-Bekares deri në En-Nas.

4. Mësimi përmendësh duhet të bëhet prej Kur’anit të botimit të njëjtë i cili ndihmon përforcimin e Kur’anit në mendje dhe përkujtimin e vendeve të ajeteve, fillimin dhe mbarimin e faqeve.

5. Çdo kush që e mëson Kuranin, në dy vitet e para i shpërndahet atë që e ka mësuar, e këtë e quajn dijetarët (periudha e të mbledhurit), prandaj mos u brengos për harresat ose gabimet e tepërta që të ndodhin në Kur’an sepse kjo është periudhë e rëndë për t’u sprovuar, sikurse edhe shejtani në të ka pjesë të madhe ku do të mundohet që të ndalë nga të mësuarit e Kur’anit. Largoju këtyre vesveseve dhe vazhdo në mësimin e tij sepse Kur’ani është një thesar që nuk i jepet çdo kujt.

Dr. Abdul-Muhsin El-Kasim Imam dhe hatib i haremit të Medines.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit