3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Konsumi i mishit dhe pasojat (shkatërrimtare) për mjedisin ?

Më të lexuarat

Konsumi në rritje i mishit ka pasoja shkatërrimtare për mjedisin. Mishi i jep njeriut edhe substanca ushqyese të rëndësishme. Mirëpo konsumi i tepruar mund të jetë kancerogjen.
Biftek, suxhuk zgare, proshutë, kotëletë, sallam për fëmijë (i prerë në formë ariu), fileto të mbushura, sallam i zier…Qoftë për mëngjes, për drekë apo për darkë, gjermani parapëlqen prodhimet nga kafshët. Burrat hanë mesatarisht 1,2 kilogramë mish në javë, gratë rreth gjysmën.
Dhe uria për mish sa vjen e rritet. Në 50 vitet e fundit konsumi botëror i mishit është katërfishuar dhe sipas Raportit Agrar Botëror arrin sot 283 milionë tonë në vit.
“Konkurrencë midis enës ku ha kafsha dhe pjatës”
Prodhimi i një sasie kaq të madhe mishi nuk mbetet pa pasoja. „Ekziston një konkurrencë midis enës ku ha kafsha dhe pjatës“, i thotë Deutsche Welle-s Nicole Maisch, zëdhënëse për çështje konsumatori e fraksionit të të gjelbërve në parlamentin gjerman. Ushqimi i kafshëve kërkon sipërfaqe bujqësore sa vjen e në rritje (dhe toka pjellore nuk është pakufi në Tokë). 30 për qind e prodhimit botëror të drithit i jepet si ushqim kafshëve dhe nuk gatuhet. „Nëse duam t’i ngopim të gjithë njerëzit, atëherë kjo nuk arrihet me një konsum kaq të madh global siç e kemi tani“, thotë Maisch.
Një tjetër faktor është lënda e rëndësishme e natyrës, uji: Prodhimi i një kilogrami mish gjedhi kërkon deri në 40.000 litra ujë, thotë Maisch. Përballë kësaj të dhëne qëndron sipas UNICEF-it fakti që 783 milionë vetë nuk kanë ujë të pijshëm të pastër.
Konsumi i mishit luan një rol të rëndësishëm edhe për ndryshimin e klimës, pasi mbajtja e kafshëve shkakton 18 për qind të gazeve botërore të efektit serrë. Kjo është një vlerë më e lartë sesa ajo e sektorit të transportit.

Livrues lëndësh ushqyese apo kancerogjen?
Në dallim, për trupin e njeriut mishi parimisht nuk është i dëmshëm. „Ai është një livrues proteine shumë cilësore dhe i vitaminës B“, thotë për DW-në Antje Gahl e shoqatës gjermane për ushqimin (DGE). „Po t’i përmbahesh vlerës së rekomanduar, trupi përfiton nga lëndët rëndësishme ushqyese, pa përvetsuar në sasi të tepërt lëndë anësore të padëshiruara.“
Sasia e këshilluar e DGE-së është 300 deri 600 gramë mish në javë. Mirëpo burrat hanë mesatarisht shumë më tepër (dhe kjo mund të bëhet e rrezikshme), thotë shkencëtarja e ushqimit: „Mishi i kuq e rrit rrezikun për zorrën e trashë dhe atë të ushqimit.“
Mishi i kuq, pra ai i gjedhit, i derrit dhe i qingjit, përmban më shumë hekur hemoglobine sesa mishi i bardhë, si ai i pulës. Ky lloj hekuri gjendet për shembull në hemoglobinë, ai dallon nga ana kimike prej hekurit të jonizuar dhe përthithet më lehtë nga trupi.
Mirëpo hekuri i hemoglobinës favorizon shfaqjen e lidhjeve kancerogjene në zorrë. “Procesi nis me marrjen e rreth 60 gramëve mish të kuq në ditë”, thotë Gahl.
Thomas Vogelsang, president i lidhjes së industrisë gjermane të mallrave të mishit, i sheh në mënyrë kritike studimet në lidhje me pasojat shëndetësore të konsumit të mishit. I pyetur për rrezikun e rritur për kancer prej mishit të kuq ai vë në dukje se edhe ushqime si Coca Cola janë të dëmshme kur konsumohen pa masë. “Të gjitha gjërat janë helme, vetëm doza i bën të mos jenë helme.”

Alternativa vegjetariane
Nisma si Veggi Day, një ditë në javë, në të cilat mensa ndërmarrjesh, shkollas dhe universitetesh ofrojnë gjellë vegjetariane, i duken Vogelsang-it të dyshimta për shkak të “karakterit të tyre edukues për popullin”.
“Ne nuk duam t’i lumturojmë njerëzit me forcë”, kundërshton Michael Faber, kryetar i fraksionit të të majtëve në këshillin bashkiak të Bonit. Baza vullnetare drejt një jete me më pak mish është e domosdoshme, thotë ai.
Ai thekson se synimi i Veggi Day-t është që t’u tregohet njerëzve se “ushqimi vegjetarian nuk duhet të shoqërohet detyrimisht nga humbja e cilësisë së jetës, po mund të përbëjë një fitim.”/DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit