1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Krasniqi udhëtoi për vizitë zyrtare në Libi

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Libi, nga data 17 dhjetor deri më 20 dhjetor.

Gjatë kësaj vizite, kryekuvendari Krasniqi do të takohet me kryetarin e Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar të Libisë, Mohamed Yousef el-Magariaf, si dhe me anëtarë të tjerë të Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar të Libisë.

Po ashtu, kreu i Kuvendit do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë institucional dhe politik të Libisë.

Në këtë vizitë, kryetari i Kuvendit do të jetë i shoqëruar nga deputetët: Ahmet Isufi (kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës), Arsim Bajrami (anëtar i Komisionit për Legjislacion), si dhe nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit