1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mos u mashtro me këtë gjë

Më të lexuarat

Rregull:
Mos u mashtro nga logjika jote, sepse ajo është nga gjërat më të dobëta tek njeriu, për dy arsye:

1. Logjika është nga mjetet perceptuese tek njeriu dhe siç dihet çdo mjet perceptues tek ai është i kufizuar në forcën e tij, njëjtë si shikimi, dëgjimi, etj.

2. Logjika ndikohet nga shumë gjëra, të cilat mund ta pengojnë nga arsyetimi i drejtë. Tek ajo ndikon injoranca, mungesa e njohurive, epshi dhe zakoni.

Shembull të ndikimit të logjikës nga epshi: Dikush e pëlqen muzikën, dhe ajo në fe gjykohet si haram dhe përpiqet të gjejë një fetva që e lejon këtë dhe më pas e merr këtë fetva duke u argumentuar se logjika ime e pranon si të saktë këtë fetva, por në realitet është epshi i tij që e shtyu në këtë përzgjedhje.
Në realitet njerëz të tillë vrapojnë pas çdo “argumenti” që u vjen përshtat atyre edhe nëse ai është një argument qesharak.

Pra: Mos u mbështet vetëm në logjikën tënde për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta, sepse logjika është diçka që ndikohet nga shumë faktorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit