2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

12 shkurtimet më të rëndësishme nga tastiera për Windows 8

Më të lexuarat

Tashmë duhet të mësoheni me faktin që Windows 8 është shumë ndryshe nga Windows 7. Kjo do të thotë që duhet të fillojmë të mësojmë gjëra të reja për të, si për shembull shkurtimet e ndryshme që mund të realizojmë përmes tastierëes.

Në këtë mënyrë, mund të shkurtojmë kohë ndërkohë që i kryejmë të njëjtat punë përmes ekranit me prekje.

1. Admin Menu: Nuk është butoni i vjetër Start, por Admin Menu i afrohet deri diku. Komanda: Windows + X

2. Charms: Kur të shtypni Windows + C do të hapet Charms bar nga ana e djathtë e ekranit.

3. Settings: Një nga opsionet e Charms është Settings. Për të mos hapur gjithmonë Charms bar dhe më pas të zgjedhim Settings mund të shkojmë direkt tek ajo përmes: Windows +I. Kjo do të shfaqë edhe butonin Power. Klikoni tek ai për të shfaqur opsionet Sleep, Shut down dhe Restart options, opsione që për përdoruesit po rezulton e vështirë për t’i gjetur.

4. Shpërndarja: Nëse jeni duke punuar në një aplikacion dhe doni ta dërgoni me email apo ta shpërndani nëpër rrjetet sociale, shtypni Windows + H.

5. Ekran i dytë: Nëse jeni të lidhur me një ekran të dytë si për shembull kur jeni duke përdorur projektorin gjatë një prezantimi, shtypni Windows + P.

6. Kërkimi: Për kërkimin ka tre mundësi: aplikacionet, opsionet (settings)dhe skedarët. Secila prej tyre mund të arrihet përmes një komande të veçantë: Aplikacionet: Windows + Q ; Settings: Windows +W ; Skedarët: Windows + F

7. Snap an app (Përdorni dy aplikacione në të njëjtën kohë): Njëra prej tyre do të zerë gjysmën e majtë të ekranit, tjetra gjysmën e djathtë. Per ta kaluar në anën e djathtë, shtypni Windows + . ; për ta kaluar në të majtën shtypni Windows + Shift + .

8. Shfaqja e aplikacioneve në ekzekutim: Thumbnail-et e aplikacioneve që po punojnë janë të fshehura në anën e majtë të ekrani. Shtypni Windows + Tab për t’i shfaqur.

9. Mbyllja e një aplikacioni: Është njësoj si në Windows 7: Alt + F4 .

10. Desktopi: Edhe pse ndryshe nga desktopi tradicional, mund ta shfaqni përmes Windows + D.

11. Explorer: Për të shfaqur Windows Explorer, shtypni Windows + E.

12. Kyçja e PC-së: Windows + L shfaq ekranin e kyçjes, ku kërkohet edhe fjalëkalimi. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit