-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Egjipt, protesta të dhunshme, një i vdekur

Më të lexuarat

Protestuesit kanë kundërshtuar heqjen e disa kandidatëve nga lista presidenciale

Një person ka humbur jetën dhe më shumë se 90 të tjere kanë mbetur të plagosur, si pasojë e protestave që kanë përfshire Kajron të dielën, kundër heqjes së disa emrave nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Midis 23 figurave që regjistruan emrat e tyre, vetëm 13 u lejuan që të konfirmohen si kandidatë zyrtarë. Midis të përjashtuarve figuron një udhëheqës i partisë së Vëllazërisë Muslimane dhe ish-kreu i Shërbimeve Sekrete Egjiptiane në kohën e Mubarakut.
Sipas medias vendase, protestuesit ishin mbështetës të kandidatit të s’kualifikaur Abu Ismail, një përfaqësues i rrymës ultrakonservatore. Ai u pezullua pasi nëna e tij kishte pasaportë amerikane.
Egjipti do të zgjedhë në muajin maj presidentin e parë në më shumë se një vit, që prej rrëzimit të Hosni Mubarak në shkurt 2011. Njeriu që drejtoi me dorë të hekurt vendin për 32 vjet u detyrua të braktiste pushtetin pas 18 ditësh protestash të dhunshme, në të cilat gjetën vdekjen qindra egjiptianë.
Zgjedhjet presidenciale Egjiptit pritet te mbahen me 23-24 maj, dhe një balotazh të caktuar në qershor./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit